Është zbardhur shënimi që ka lënë ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK, pasi zbatoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Berisha ka sulmuar sërish SPAK, teksa në dokumentin që firmosi pranë oficeres së sigurisë, e cilëson kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumnain, si “mercenar”.

“Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025″, ka shkruar Berisha.