Personat që shihni në foto janë të rinjtë të cilët trafikonin armët nga Mali i Zi, dhe i shisnin në Tiranë.
Dy prej tyre u kapën në flagrancë teksa lëviznin me automjet në zonën e Freskut, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje.
Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut.

