Kjo është çanta me paratë e grabitura në bankë dhe arma kallashnikov, të cilat autori i lëshoi sapo doli nga institucioni dhe kuptoi se ishte para efektivëve të policisë të cilët i bënë thirrje për t’u dorëzuar.
58-vjeçari Bardhyl Fusha u fut në bankën e nivelit të dytë në zonën e ish-parkut të autobusëve, i pamaskuar, teksa për t’i frikësuar punonjësit në mënyrë që t’i jepnin paratë, ai ka shtënë me armë në dysheme.
Por nuk ka rezultuar i ‘suksesshëm’ plani i tij, pasi sapo ka dalë nga banka është arrestuar.
Ndërkohë policia po këqyr edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar nëse autori a vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë. /Top Channel/

