Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë seancës së sotme parlamentare.
Mësohet se ai është nxjerrë nga kolegët dhe Garda jashtë sallës dhe është transportuar me ambulancë në Spital.
Gështenja ndodhej në seancë, por me sa duket ka pasur probleme shëndetësore, çka e ka detyruar të largohet për në urgjencë. Sipas informacioneve të para dyshohet se Gështenja ka pasur probleme me hernien.




