Themeluesi i Jacob& Co, Jacob Arabo ka vizituar Shqipërinë, ku ka takuar kryeministrin Edi Rama. Arabo ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi me kryeministrin.

Në një prej fotove, shihet me Ramën dhe me disa persona të tjerë duke darkuar, ndërkohë shprehet mirënjohës për mikpritjen.

“Mirënjohës që pata mundësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Faleminderit për mikpritjen dhe për bisedën frymëzuese. Shqipëria, energjia dhe krenaria juaj janë të paharrueshme”, shkruan ai në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by Jacob Arabo (@jacobarabo)

Kush është Jacob Arabo?

Jacob Arabo i njohur si “Jacob the Jeweler”, është një dizajner amerikan i bizhuterive dhe orëve luksoze, si dhe themelues i markës së njohur Jacob & Co. Arabo u bë një figurë kyçe në industrinë e hip-hopit dhe modës, duke krijuar bizhuteri dhe orë për yje si Jay-Z, Rihanna, Madonna, Elton John, dhe shumë të tjerë. Ora e tij “Five Time Zone”, e lançuar në vitin 2002, u bë një simbol i stilit luksoz dhe u vesh nga figura të njohura si Naomi Campbell dhe Bono.

Në vitin 2006, Arabo u arrestua me akuza për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me grupin kriminal Black Mafia Family. Në vitin 2008, ai pranoi fajësinë për akuza dhe u dënua me 2.5 vjet burg, një gjobë prej 50,000 dollarësh dhe konfiskim të pasurisë prej 2 milionë dollarësh.