Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i është bashkuar protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë.

Prej disa ditësh, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillon një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lapaj ka bërë thirrje publike që qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar kundër qeverisjes aktuale.

Pjesëmarrja e ish-deputetit socialist në këtë protestë ka tërhequr vëmendje, duke shtuar interesin mbi zhvillimet dhe reagimet politike që po shoqërojnë këtë aksion.