Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga djegia e makinës së reperit të njohur Noizy.
Teksa është raportuar më parë se makina është djegur nga një i ri vlonjat, së fundmi është publikuar edhe fotoja e tij.
Makina kishte një vlerë prej 300 mijë eurosh.
Ndërkohë, një qytetar nga Vlora i identifikuar si Siar Konti është personi që dogji makinën “Ferrari” të Noizy-t.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.