Personi që shihni në foto është 31-vjeçari Imer Krrashi, i cili u arrestua sot në Tiranë, pas një aksioni nga policia.
I riu tentoi t’i largohej policisë pasi po udhëtonte me makinë i armatosur. Gjatë tentativës për t’u arratisur ai ka përplasur 9 makina të tjera dhe një motor, në të cilin po udhëtonte një efektiv policie së bashku me bashkëshorten e tij. Këta të fundit raportohen se ndodhen në gjendje të rëndë, në spital.
Krrashi rezulton person me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është anëtar i grupit të Marklen Hakës, i njohur si “I forti i Niklës”.