Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ndërsa është publikuar edhe foto e viktimës, 34-vjeçarit Kristian Kola, i ekzekutuar pranë një lokali në lagjen “Vasil Shanto”.
Rreth orës 22:30, dy persona të paidentifikuar që lëviznin me motomjet dhe të veshur me të zeza qëlluan ndaj tij. Viktima humbi jetën në vendngjarje. Në foton e siguruar nga Gazeta Shqip, personi që shihni është viktima Kristian Kola.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ngriti pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit dhe po kryen kontrolle të imta në zona të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor dhe arrestimin e personave përgjegjës për atentatin.