Policia e Tiranës ka arrestuar Kristjan Thaçin, autorin e plagosjes së dy fqinjëve të tij në kryeqytet. Thaçi plagosi në hyrje të pallatit të tyre babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, përkatësisht 60 dhe 21 vjeç. Siç u raportua më herët, shkak i sherrit mes tyre ka qenë zhurma në pallat.

“Pse bëni zhurmë në pallat?”, mësohet se u ka thënë 34-vjeçari fqinjëve të tij gjatë debatit mes tyre, i cili më pas degradoi në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të pallatit ku ata të tre banojnë, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”. Ndërkohë, Arben dhe Marjo Miha, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.