Personi që shihni në foto është 62-vjeçari Shtjefën Ziçi, i cili vrau mesditën e kësaj të enjteje me armë zjarri bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, krimit dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Sakaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
