Personi që ndodhet në këtë foto është Elvis Shkëmbi autori i vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur gjyqtari po lexonte vendimin për çështjen që po shqyrtonte i vetëm, me trupë monokratike. Autori i ngjarjes është identifikuar si Elvis Shkëmbi, nipi i palës paditëse Gjon Shkëmbi.
Gjyqtari Kalaja është goditur me tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark, duke ndërruar jetë në vend.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se autori e ka mbushur armën brenda sallës së gjyqit, pasi më parë nuk e kishte të mbushur. Më pas, ai ka nxjerrë armën, i është drejtuar sekretares duke i thënë “nuk kam gjë me ty”, dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit.
Pas krimit, Elvis Shkëmbi ka dorëzuar armën te roja e gjykatës dhe ka pritur policinë që mbërriti menjëherë në vendngjarje.