34-vjeçari që shihni në foto është kuzhinieri Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij picier, Filip Shehu.

Krimi i rëndë ka ndodhur në ambientet e lokalit ku ata punonin së bashku, në bar-restorantin “City Lounge”, për motive të dobëta. Mësohet se të dy kanë qenë duke gatuar, ndërsa debati ka nisur për shkak të tasit të proshutës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të klientëve dhe dëshmitarë të shumtë që kanë qenë prezent në momentin e ngjarjes. Ata kanë rrëfyer se autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka goditur në qafë Ismaillarin. Stafi i lokali kanë neutralizuar menjëherë autorin, ndërsa 34-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë.

Raporothet se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, teksa vetë autori i ngjarjes ka rrëfyer pas arrestimit se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.