Personi që shihni në foto është Bledar Duro, mësuesi 45-vjeçar, i cili u arrestua ditën e djeshme, pasi ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e mitura të moshës 14-vjeçare në shkollën ku ai jepte mësim, “Sotir Gura”.
Nga dëshmia e dy të miturave në polici, mësohet se Duro u shkruante vazhdimisht në rrjetin social “WhatsApp”, mesazhe me përmbajtje të rëndë.
Policia bën me dije se kanë qenë vetë të miturat, të cilat të shoqëruara nga prindërit kanë denoncuar rastin. Të miturat kanë dorëzuar celularët e tyre në polici ku është bërë e mundur edhe identifikimi dhe nxjerrja e mesazheve të mësuesit.
Menjëherë pas publikimit të rastit, mësuesi i lëndës “Art Pamor”, Bledar Duro është pezulluar nga detyra e tij.