
33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i vrarë me armë brenda automjetit të tij në Rrogozhinë. Trupi i pajetë është gjetur nga uniformat blu rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.
Kapllani është një person me precedent penal, pasi ai ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali. Ai kishte arhdur në Shqipëri dy vite më parë.
“Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

