Vatra e zjarrit e aktivizuar në Priskë të Madhe, në Tiranë, ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren.

Pamjet nga zona tregojnë një re të dendur tymi që ka mbuluar territorin, ndërsa kushtet atmosferike po favorizojnë avancimin e zjarrit.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa ndërhyrja në terren është përqendruar në frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbajtjen e tyre larg zonave që mund të rrezikohen.

Ende nuk ka të dhëna të plota mbi sipërfaqen e përfshirë nga zjarri apo shkaqet e rënies së tij.