Një simpatizante e Partia Socialiste e Shqipërisë në Korçë ka tërhequr vëmendjen gjatë 35-vjetorit të themelimit të kësaj force politike, pasi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur mbështetjen ndaj drejtuesve socialistë.
E reja ka realizuar tatuazhe në krah me emrat e kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Romina Kuko.
Sipas burimeve lokale, ajo është aktive në strukturat e socialistëve në Korçë dhe njihet për pjesëmarrjen në aktivitetet e partisë.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që vajza përdor tatuazhet si simbol mbështetjeje politike, pasi më herët kishte bërë tatuazh edhe emrin e ish-deputetes Eni Zake.
Rasti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as reagimet me humor dhe batutat nga përdoruesit.

