Partia “Lëvizja Bashkë” është mbledhur ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe për të kundërshtuar buxhetin që pritet të miratohet këtë seancë plenare.

Qorit i janë bashkuar vetëm një grup qytetarësh, ndërsa pritshmëritë e tij ishin të mëdha. Arsyeja e protestës përpara Kuvendit të Shqipërisë është rikthimi i një prej organeve më të rëndësishme shtetërore, atë që i përket qytetarëve në nivelin e duhur. Arlind Qori në emër të partisë së tij kërkon jo vetëm dorëheqjen e Ramës, por dhe të zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, duke e akuzuar qeverinë si të korruptuar.

“O Edi Rama ku i ke shokët”, “Populli në aksion për ligj dhe drejtësi”, “Edi Rama shko tek shokët”, janë thirrjet që dëgjohen jashtë Kuvendit nga anëtarët e partisë së tij.

Kujtojmë se nga ana tjetër, për të tretën ditë Adriatik Lapaj po qëndron para godinës së kryeministrisë së bashku me disa anëtarë të “Shqipëria Bëhet”.