Dy të rinjtë që shihni më sipër janë Ronaldo Lika, 27 vjeç, dhe Griselda Doksani, 25 vjeçe, të dy inspektorë të AKU Berat, ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste ditën e sotme.
Urdhër-arrestet u lëshuan pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore. Dyshohet se Lika dhe Doksani kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat e mbajtura.
Po ashtu ata akuzohen se nuk kanë bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.