Përveç zhurmës dhe kaosit që shkaktuan në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e emërimeve të reja në Qeveri, deputetët e opozitës, vodhën vëmendjen e të gjithëve edhe me veprime të tjera sot në Kuvend.
Konkretisht, deputetit Edi Paloka dhe kolegu i tij Dashnor Sula ranë më shumë në sy për disa veprime aspak normale.
Fillimisht, Paloka, i cili u pa duke vendosur këmbët në tryezë gjatë votimit për kryetaren e re të këtij institucioni, Elisa Spiropali. Teksa kolegët e tij bënin zhurmë dhe bllokonin foltoren, ai shihte i qetë telefonin me këmbët mbi tavolinë.

Ndërkohë, pas tij, deputeti Dashnor Sula ka hipur mbi tavolinë dhe duket nga pamja që po thërret ose po këndon.