Prej katër ditësh, protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, por mes skenave të dhunës, një imazh i veçantë ka tërhequr vëmendjen: një djalë i vogël që shfaqet mes protestuesve me flamurin kombëtar shqiptar.

I veshur me të zeza dhe me një kapuç të bardhë në kokë, fëmija mban në krah flamurin kuqezi, ndërsa qëndron mes qytetarëve të mbledhur në protestë.

Prania e tij vjen në një moment kur pakënaqësia qytetare është shprehur përmes protestave dhe kërkesave për ndryshime, me fokus te korrupsioni dhe shqetësimet për të ardhmen e vendit.