Protesta e PD mbrëmjen e sotme në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Gjatë marshimit drejt Ministrisësë Brendshme, disa protestues kanë hedhur molotovë në drejtim të kordonit policor.
Në përgjigje, Policia e Tiranës ka përdorur ujë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa nga ndërhyrja është prekur edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Tensione janë regjistruar edhe mes deputetëve demokratë dhe efektivëve të policisë, teksa uniformat blu kanë tentuar të largojnë protestuesit dhe të mbajnë nën kontroll situatën.
Protesta e opozitës nisi në mbrëmje para Kryeministria e Shqipërisë dhe po zhvillohet në formën e një marshimi në rrugët kryesore të kryeqytetit.
