Elbasani nuk gjen qetësi nga atentatet mafioze. Të shtëna me armë zjarri  në Elbasan ndodhen në lagjen 28 nëntori të qytetit, duke lënë të plagosur një shtetas.


Sipas informacioneve paraprake, viktima është i moshës 39-vjeçare dhe me me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.


Emri i tij është Emiljano Ramazani dhe është qëlluar me pesë plumba, nga disa persona nga një makinë. Ndërsa pas këtij atentati, makina është djegur rrugës për Bradashesh nga autorët, e tipit Renaul Megane. Policia dyshon se automjeti është përdorur për këtë atentat.