Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërriti sërish në Gjykatën Administrative, për të marrë pjesë personalisht në gjyqin kundër Ols Dados.

Për këtë të fundit, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit si prokuror në vitin 2008.

Kujtojmë se shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Vetë kryebashkiaku është i pranishëm në seancë, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja. 

Një ditë më parë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ngriti shqetësimin se çështja ndaj prokurorit Dado po tentohet të mbyllet përmes një procesi në errësirë dhe duke shfrytëzuar procedurat. Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP.