Me sa duket, Partisë Demokratike nuk do t’i mjaftojë sot podiumi brenda seancës së Kuvendit, por ka ngitur edhe një jashtë tij.
Siç tregohet në këtë foto, përballë gardhit të policisë po vendoset një podium i vogël dhe një ekran që demonstruesit të ndjekin zhvillimet e seancës plenare.
Deri më tani prezent janë vetëm disa kalimtarë të rastit dhe forcat e rendit.
Mësohet se nga afër punimet për ngritjen e podiumit i kanë ndjekur Gazment Bardhi dhe Balliu.
