Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar i cili u kap teksa po trafikonte një ngarkesë me mbi 27 kg kokainë, me vlerë tregu mbi 1 mln euro.

Mësohet se shqiptari u ndalua në Katania, teksa patrulla hasi lëvizjen e dyshimtë të shqiptarit në autostradë, me mjetin “Renault Scenic”. Në momentin që u ndalua 47-vjeçari u shfaq tepër nervoz dhe nuk justifikonte dot arsyen pse po lëvizte në zonën e Etnës. Duke raportuar rrethana që nuk korrespondonin me realitetin, personi i lartpërmendur iu nënshtrua një kontrolli.

Gjatë kontrollit të mjetit, nën sediljet e përparme, si në anën e shoferit ashtu edhe në atë të pasagjerit, u gjet një ndarje e fshehur e krijuar posaçërisht, brenda së cilës ishin ruajtur 24 blloqe kokaine, me një total prej 27.60 kilogramësh. Pakot kishin sipër logon “Bugatti ” dhe ishin me peshë 1.150 kg secila.