Kryeministri Edi Rama e ka pritur me përqafime të ngrohta homologen e tij finlandeze Sanna Marin.
Bëjmë me dije se Marin ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samiti të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.
Duket se kjo ishtë një pritje mjaftë e ngorhtë dhe ndryshe nga të tjerat, teksa ndër të tjetë kryeministrja e Finlandës ka mbajtur dhe një fjalë të shkurtër për mediat.
Në fjalën e saj para mediave, kryeministrja finlandeze u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen Roaming.
“Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja Roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen Roaming që ul tarifat”, tha Marin.