
Nga sot, përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm për qytetarët kudo, ndërsa mosmbajtja e saj do të dënohet me gjoba. Por a po e respektojnë qytetarët këtë vendim?
Nga nj vëzhgim i parë po, thuajse të gjithë kanë maskë, por a është vendosur ajo si duhet?

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, disa prej qytetarëve mbulojnë me maskën vetëm gojën, duke lënë hundën jashtë.

Ndërkohë, që maska të jetë efikase në mbrojtjen ndaj virusit, duhet të mbulojë hundën, gojën dhe pjesën e mjekrës.
