Kryeministri, Edi Rama dhe kryeparlamentarja, Elisa Spiropali para fillimit të seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës janë pritur në takim nga Albin Kurtin dhe Glauk Konjufca. Siç shihet edhe në foto të dy palët janë të qeshur ndërsa presin të futen në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Deputetë të Kosovës e të Shqipërisë do të bëhen bashkë sot në Prishtinë. Deputetët e të dy vendee do të mbajnë seancë të përbashkët, e cila është parashikuar të niste në orën 11:00.
Agjenda
Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
- Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
- Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
- Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
- Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
- Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Mbyllja e Punimeve