Kryeministri Edi Rama po vijon vizitën zyrtare në Vatikan dhe së fundmi është ndalur në varrin e Papa Françeskut, ka kryer homazhe bashkë me gruan dhe djalin e tij.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook ai thekson se Papa Francesku ka qenë një mik i paharruar i Shqipërisë.
“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shprehet Rama.










