Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, aty ku tashmë ka nisur dhe vendosja e karrigeve, në orën 16:30. Në mbledhje, pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Punonjësit e Administratës së Bashkisë kanë protestuar në mënyrë simbolike para SPAK më datë 12 shkurt. Ata kërkuan lirimin e Erion Veliajt nga paraburgimi, ndërkohë që kanë mbajtur pankarta në duar me punët publike të realizuara në Tiranës.






