Një shqiptar është arrestuar në Koraci pasi u kap me shuma masive parash.

Mediat kroate shkruajnë se shqiptari u ndalua në pikën kufitare Karasoviçi, ku iu gjetën 702,435 euro të fshehura në makinë.

Raportohet se shqiptari nuk e kishte përmbushur detyrimin e tij ligjor për të deklaruar paratë e gatshme në Administratën Doganore ose policinë kufitare, qoftë me shkrim apo elektronikisht.