Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Cërrikut, në afërsi të një qendre të banuar.

Ndonëse moti nuk është aspak favorizues për të lëvizur, aq më tepër me shpejtësi tej normave të lejuara, kjo nuk I ka bërë përshtypje dy shoferëve.

Ata kanë vendosur të bëjnë gara në këtë qytet, por e gjitha ka përfunduar me një përplasje kokë më kokë të dy mjeteve.

Përplasja ka ndodhur në mes të një qendre të banuar, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.