Një godinë trekatëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë-Radhimë. Godina ishte në ndërtim e sipër por nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit, kishte shkelur rregullat.

Në ketë godinë beton arme u vendosën 32 kg lëndë plasëse tip tritol. Policia, zjarrfikësit por dhe punonjës se IKMT ndodhen në zonë, ndërkohë që aksi rrugor u bllokua për 30 min.