Është zbulohet arma e improvizuar që dyshohet se u përdor në përleshjen mes të dënuarve në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur dy persona. Siç raporton Anila Hoxha, në foto është një send të improvizuar si armë e ftohtë, i përbërë nga fundi i një tenxhereje të mprehur dhe të prerë, i fiksuar me dru.

Arma dyshohet se u përdor gjatë përplasjes mes të dënuarve Denis Bajrit, Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini. Bajri ka deklaruar para hetuesve se fillimisht është sulmuar me sendin e improvizuar dhe se më pas ka arritur t’ia marrë atë njërit prej të dënuarve dhe është kundërpërgjigjur. Ngjarja ndodhi pasi Zotaj dhe Gjini kishin lëvizur nga sektori i tyre drejt atij ku ndodhej Bajri. Tre të dënuarit fillimisht janë takuar dhe, sipas pamjeve të kamerave, edhe janë përqafuar, përpara se të zhvendoseshin në një ambient tjetër pa kamera, ku më pas ndodhi përleshja. Pas incidentit, Aldo Gjini u transferua në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ndërsa Jurgen Zotaj u dërgua nga Spitali i Fierit në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë./ Top Channel