Mario Përlleshaj përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi personal.Kërkesa pritet të shqyrtohet sot.

14 vjeçari ndodhet në institutit të Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.

Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.