Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur lagjen Gafurr Muça gjatë orëve të para të mëngjesit.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës.
Kjo e fundit njihet si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.