Autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci në Babrru është identifikuar si 38-vjeçari Arlind Demushi.

Sipas informacionit, viktima dhe autori po pinin së bashku në një lokal, por rrethanat që çuan në konflikt dhe përdorimin e thikës ende nuk janë të qarta.

Arlind Demushi është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Gjatë prangosjes, atij iu gjet një çantë me veshjet që dyshohet t’i ketë pasur gjatë kryerjes së krimit. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.