Para pak minutash ka ndodhur një përplasje me sende të forta ka ndodhur në Farkë të Tiranës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një kompleks teksa disa persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar 19-vjeçarin, e identifikuar si Kristi Fufi. Bëhet me dije se 19-vjeçari është djali i djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.
Sipas informacioneve, fllimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun. Gjithashtu mësohet se sapo kanë mbërritur, ata nuk e kanë gjetur të 19-vjeçarin dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Po ashtu ka dyshume se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë, por nuk ka qëlluar.

