Alfons Kola 33-vjeçari që u vra në Itali nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega në Itali, i është prurë trupi në vendlindjen e tij Lezhë. Mësohet se trupi i viktimës ka mbërritur në Kallmet të Lezhës dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij.

Familja e viktimes dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetonin në të njejten lagje dhe kishin marrëdhenie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin mbeten ende të paqarta.

Sherri i dhunshëm mes dy shqiptarëve nisi në tavolinat e një lokali. 

Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Fqinj mes tyre, familjet kishin pasur raporte të mira dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta. 52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. 

Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Brescia-s ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë.