Bashkia Dimal përballet me situatë kritike, teksa përmbytjet kanë goditur më rëndë lagjen e Dafinave si edhe fshatrat Çiflik dhe Arëz.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në shumë banesa, trupa të Regjimentit të Këmbësorisë ndodhen në terren dhe po kryejnë evakuimin e banorëve. Rreshjet e pandërprera kanë bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rënduar më tej situatën në zonë.