Një krim masiv tronditi qytetin Cetinje të Malit të Zi, ku 12 persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën. Katër qytetarë të tjerë janë duke luftuar për jetën në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Sipas raportimeve nga Vijesti, viktimat përfshijnë shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë. Autori i dyshuar i krimit, identifikuar si A.M., kreu vetëvrasje pas aktit të rëndë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin, ndërsa autoritetet po hetojnë motivet dhe rrethanat e tragjedisë.

