Një krim pasioni ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit ku ka humbur jetën një grua.
Edhe pse fillimisht është raportuar se gruaja e identifikuar si Valdete Mamaj ishte vetëvrarë, më pas nga ekzaminimet e policisë u konfirmua se ajo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autori i vrasjes është Petrit Mamaj i cili e pranoi krimin vetëm pas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore. Ai i kishte ngulur thikën e bukës bashkëshortes së tij 50 vjeçare Valdete Mamaj plot 5 herë në gjoks dhe ca gërvishtje në trup.
Mësohet se pasi e la të pajetë, u nis të hante bukë në lokalin e lagjes, për të krijuar kështu ‘skenarin’ se ai nuk kishte lidhje me vrasjen.
Pasi arriti në banesë, 56 vjeçari ka marrë në telefon të vëllanë e tij i cili ishte oficer policie.
Burime bëjnë me dije se çifti kishin dy fëmijë dhe se djali i tyre ishte larguar drejt Gjermanisë vetëm një ditë më parë. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.
Ka qenë vetë vrasësi ai i cili pranoi në polici autorësinë e krimit dhe deklaroi se e kishte kryer krimin për arsye xhelozie.
Më poshtë janë fotot e viktimës dhe autorit: