Janë zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz i ndodhur pak orë më parë në zemër të Shkodrës, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Është siguruar fotoja e viktimës së dytë, identifikuar si Liridon Kraja, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë nga breshëria e kallashnikovit, por ndërroi jetë pak më vonë në spital për shkak të plagëve të rënda.
Kujtojmë se viktima e parë e ngjarjes ishte Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Të plagosur në atentat mbetën Erogen Vaso dhe një tjetër person ende i paidentifikuar zyrtarisht nga autoritetet.
Ngjarja tronditi qytetin në orët e paradites, teksa autorët qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku ndodheshin viktimat dhe të plagosurit. Policia është në ndjekje të autorëve, ndërsa pista kryesore e hetimit lidhet me konfliktet mes grupeve kriminale.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
