Prej më shumë se 24 orësh, një fëmijë 11-vjeçar rezulton i zhdukur në Tiranë, duke ngritur shqetësim të madh tek familjarët e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka humbur kontaktet me familjen paraditen e djeshme, rreth orës 09:00–10:00. Që nga ai moment, nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij.

Në momentin e fundit kur është parë, 11-vjeçari ka qenë i veshur me rroba të zeza dhe atlete bardh e zi.

Familjarët kanë bërë denoncimin në komisariat dhe po bashkëpunojnë me autoritetet për gjetjen sa më të shpejtë të tij. Ata bëjnë apel që kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë menjëherë me organet e rendit.