Një vatër e madhe zjarri është raportuar sot në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër. I favorizuar nga era e fortë, zjarri rrezikoi të përhapej në drejtim të banesave të zonës.
Pas njoftimit, shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së shpejtë, arriti të izolojë dhe shuajë flakët, duke shmangur përhapjen e tyre dhe rrezikun për banesat nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë. Si pasojë u dogj vetëm një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk u regjistruan dëme në banesa apo dëme të tjera materiale.



