Arlind Gjokutaj, 42 vjeç do e mësojë masën e sigurisë që do të caktojë sot gjykata e Tiranës nga krevati i një spitali. Fill pas arrestimit, Gjokutaj mungon sot në gjykatë pasi prej dy ditësh ai është shtruar në spital për shkak të problemeve të tij me zemrën.
Sot në gjykatë kanë mbërritur Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat. Ruli e ka marrë me sportivitet arrestimin dhe siç shihet në foto është shfaqur i qeshur dhe në humor të mirë.
Kujtojmë se arrestimet vijnë pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërkohë hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.