Një aksident tragjik është shënuar në aksin Baldushk–Vishnje, ku një i ri ka humbur jetën.
Viktima është 28-vjeçari Beqir Zela, i cili po udhëtonte me motomjet kur, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale, duke i marrë jetën në vend.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë në këtë fazë paraprake.
Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje rrezikun e lartë të aksidenteve me motor, të cilat vitet e fundit kanë shënuar rritje dhe po marrin jetë të reja në vend.
