25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi motomjeti i tij u aksidentua në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, është identifikuar si Ergest Qenani.
Policia ka njoftuar se, aksidenti ndodhi në rrugën “Tepelenë-Bënç”, ku i riu duke drejtuar motomjetin, dyshohet se humbi kontrollin dhe u rrëzua.
Menjëherë u transportua për në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra i riu ndërroi jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


