Kristina Guri është marrë si e pandehur për shkak të zbulimit të informacionit sekret. Prokuroria e Shkodrës, ka përfunduar hetimet për sekretaren e këtij institucioni, e cila në Tetor 2022 nxori jashtë zyrës së institucionit një dokument sekret që fliste për të kërkuarin Ibrahim Lici në Turqi. Sekretarja akuzohet për akuzën e “Zbulimit të akteve, ose të dhënave sekrete”.

Shkresa ishte klasifikuar si “Tepër urgjent” dhe i përkiste Zyrës së Marrëdhieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, të firmosur nga prokurori Olsi Dado.

Sapo ka mbërritur nga Tirana në Prokurorinë e Shkodrës, dokumenti është fotografuar nga sekretarja e regjistrit, Kristina Guri. Më pas, këtë dokument Kristina Guri ia ka treguar të dashurit të saj, emrin e të cilit nuk e ka treguar gjatë fazës së hetimit.